Drita që nga sezoni 2002-2003 nuk e ka fituar titullin e kampionit, ndërsa e ka përjetuar edhe rënien në Ligën e Parë.
Një klub që gjithmonë i jep përparësi lojës së bukur, në vitet e fundit ka pasur lojtarë me emër në skuadër, por që asnjëherë nuk arriti të fitojë më titullin.
Këtë vit klubi i Dritës, i ka vënë vetës detyra të reja dhe për këtë kanë një projekt.
Kryetari i klubit Valon Murseli nuk është duke kursyer asgjë dhe vitin e shkuar e shpëtoi klubin nga rënia përmes ndeshjes së barazhit.
Murseli ndryshimin e skuadrës ia ka besuar drejtorit sportiv, Fisnik Kërçeli, i cili është treguar mjaftë i suksesshëm deri më tani.
Drita ka arritur të mbledhë disa nga emrat më të njohur të futbollit tonë në këtë afat kalimtar.
Kastriot Rexha, Astrit Fazliu, Bujar Shabani, Xhevdet Shabani, Ardian Limani e Fidan Gërbeshi kanë nënshkruar për bardhëekaltërit.
Për ta drejtuar skuadrën i është besuar trajnerit Milaim Zuzaku.
Po ashtu klubi gjilanas ka vazhduar kontratën më shumicën e lojtarëve kryesorë që ishin kampionatin e shkuar.
“Kemi një projekt tre vjeçar. Brenda këtij projekti është edhe hyrja në Evropë brenda tri vitesh. Nuk është e thënë medoemos t’i realizojmë objektivat që në vitin e parë”, ka thënë drejtori sportiv Fisnik Kërceli për Telegrafin.
“Sa u përket transferimeve të reja, besoj se do të ketë ende. Këtë javë fillojmë me ndeshje miqësore dhe do ta shohim se edhe ku kemi nevojë për prurje të reja. Po besoj që do të ketë. Ende nuk e kemi mbyllur me transferime”.
Meritat për punën dhe organizimin e klubit, Kërçeli ia jep kryetarit Valon Murseli.
“Kam kënaqësinë që unë si drejtor sportiv të punoj me një president si është Valon Murseli. Kjo është mirë për mua, për qytetin dhe futbollistët”.
Drita do të tentojë që në këtë kampionat të futet në garë për titull. Por kush janë rivalët e Dritës?
“Prishtina, Trepça ’89, Feronikeli, por nuk duhet të harrohet edhe Liria që ka me qenë një ekip mjaftë i mirë. Edhe Llapi, por jo për titull. Nëse e arrijmë Evropën përmes kampionatit ose Kupës, do të ishte një super sukses”, thotë drejtori spotiv.
“Kemi fatin që kemi lojtarë që njihen mes veti dhe kjo do të jetë më e lehtë për komponimin e ekipit. Ka me qenë një kampionat interesant. Do të kemi shumë përparësi këtë kampionat, duke e ditur që prapa vetës e kemi një ushtri, super tifozët Intelektualët”, ka thënë Kërçeli.
Drita e fitoi biletë edhe për një vit në Superligë duke fituar në ndeshjen e barazhit kundër Dukagjinit me rezultat 2-1. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze