LAJMI I FUNDIT:

Milani do të harrojë problemet me Donnarumman

Milani do të harrojë problemet me Donnarumman

Drejtori i Milanit, Marco Fassone ka këmbëngulur se klubi do ët harrojë problemet me Gianluigi Donnarumman.

Donnarumma ka nënshkruar një kontratë të re me Milanin të martën, pas një periudhe të gjatë të spekulimeve dhe polemikave në media.


Tash, drejtori Rossoner ka bërë thirrje që të harrohet ajo punë dhe të shikohet kah e ardhmja.

“Ne nuk mbajmë konferenca për shtyp për rinovime, por me Donnarumman ishte proces i gjatë”.

Lajmet e fundit rreth Milanit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

“Gigio do të qëndrojë me ne edhe katër vjet. Ne të gjithë ishim 18 vjeç dhe e dimë sa vështirë merren vendimet në këtë moshë”.

“Ai vendosi që t’i besojë klubit dhe drejtuesve. Ishte e ditur se ai kishte disa dyshime, por tash jam krenar që kam arritur marrëveshje me të”.

“Problemet e vogla do të harrohen. Gigio është një top lojtar i vërtet”, u shpreh Marco Fassone. /Telegrafi/