LAJMI I FUNDIT:

Drenica ia vazhdon kontratën Gashit dhe Ukës

Drenica ia vazhdon kontratën Gashit dhe Ukës

Drenica ka nënshkruar vazhdimin e kontratave e Dugagjin Gashin dhe Kreshnik Ukën.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit kuq e zi.

“Mesfushori pejan, Dukagjin Gashi ka vazhduar bashkëpunimin me klubin deri në fund të edicionit 2017/2018”.


“Gashi ka qenë njëri ndër mesfushorët kryesor të skuadrës në stinorin e fundit. Ndërkohë edhe sulmuesi i krahut, Kreshnik Uka, gjithashtu ka vazhduar kontratën me klubin edhe për një vit”.

“Uka gjithashtu ka dhënë kontribut për klubin sezonin e kaluar por edhe viteve të kaluara dhe është futbollist që ka dalë nga skuadrat zingjirore të klubit (Shkollës së Futbollit). Ditëve në vijim klubi do të zyrtarizojë edhe rinovime dhe prurje të reja!”, thuhet në faqen e klubit. /Telegrafi/