LAJMI I FUNDIT:

Ramos flet rreth situatës së fundit të Ronaldos dhe Moratas

Ramos flet rreth situatës së fundit të Ronaldos dhe Moratas

Sergio Ramos ka dhënë një intervistë ekskluzive për të përditshmen spanjolle Marca.

Ai ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës dhe disa gjërave të pathëna e të paditura rreth jetës.

Ndër të tjerash kapiteni i Real Madridit ka folur edhe për çështjen e Cristiano Ronaldos dhe Alvaros Moratas, transmeton Telegrafi.


Gjersa për këtë të fundit thotë se po kërkon me të drejt më shumë hapësirë, rreth largimit të CR7 ka zgjedh të heshtë, megjithëse është në kontakt të vazhdueshëm me portugezin.

“Ato janë situata personale dhe logjikisht nuk mund të shtoj shumë më tepër rreth kësaj. E vetmja gjë që mund të them se më pëlqen të jem me më të mirët dhe ata janë futbollistë të mëdhenj dhe shpresoj se do të luajnë me ne për shumë vite.

“Rasti i Moratas është më ndryshe prej Cristianos pasi që ai kërkon me të drejt më shumë të jetë titullar”.

“Marrëdhënia ime me Ronaldon është shumë e mirë dhe ne praktikisht jem në kontakt çdo dy-tre ditë, kështu që në këtë kuptim jam shumë i qetë”.

Theksojmë se reprezentuesi portugez është raportuar se është i pakënaqur me mbrojtjen që i kishte bërë Reali me rastin e akuzave për evazion fiskal prej 14.7 milionë euro ndërsa thuhej se lojtari do të rikthehet te Manchester United.

Reprezentuesi spanjoll më tutje ka pohuar se Zinedine Zidane dhe Florentino Perez janë ata që vendosin rreth skuadrës dhe krijimit të ekipit, e cila gjë vlen edhe për rastin e Ronaldos dhe Moratas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Përfaqësueset
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

La Liga
Pothuajse e kryer, Depay transferohet në Brazil si lojtar i lirë

Pothuajse e kryer, Depay transferohet në Brazil si lojtar i lirë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori