Segmenti i makinave SUV ka qenë i shumë konkurrues edhe në vitin 2016, qoftë në linjën e modeleve kompakt, crossover ose SUV-ve të vërtetë. Ky segment kishte rritjen më të shpejtë në nivel global në 2016 me shitjet rekorde prej 27.1 milionë njësive.
Nga shitjet e përgjithshme të segmenteve të ndryshme të makinave në botë në vitin 2016, segmenti i SUV u rrit me 20.2 përqind dhe mori pjesë në treg me 26 përqind. Ka pasur një luftë intensive për renditjen më të lartë në SUV-të më të shitura në botë në vitin 2016.
Në këtë mes është dalluar modeli i Nissan, X-trail, i cili është lider edhe brenda grupit dhe aleancës Nissan-Renault, sepse i njëjti vazhdimisht është në mesin e Top 5 SUV-të më të shitur në botë. Në fakt, Nissan ka arritur të shesë mbi 412,729 njësi të këtij modeli, krahasuar me 382,082 njësi sa kishte shitur një vit më pak, përkatësisht në 2015.
Nissan X-Trail është zbuluar për të parën herë në vitin 2000, dhe ky model vazhdimisht është radhitur si njëra nga makinat më të shitura të kompanisë. X-Trail ofrohet me 140bhp 2.0 dhe 228bhp me motorin në 2.5 kubik. Megjithatë, ka edhe një variant me 130bhp në 1.6, ndërsa modeli hybrid i X-Trail tashmë ofrohet në Japoni.
Vitin e kaluar, Nissan – prodhuesi i madh aziatik që është në aleancë me Renault, ka filluar shitjen dhe përfaqësinë e saj zyrtare në Kosovë, në një ngjarje të madhe inaguruese, në të cilën është thënë se të gjitha modelet e Nissan do të ofrohen edhe në tregun kosovar. Së fundmi, në panairin e parë të veturave në Prishtinë është prezantuar modeli sportiv i Nissan, “bisha e rrugës” – Nissan GT-R, si dhe Nissan Micra, në mesin e modeleve tjera të shumta që janë shfaqur zyrtarisht në këtë ngjarje, nga përfaqësuesi i Nissan – AutoMita, që mbulon tregun tonë për Nissan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë duhet bërë kur mbinxehet motori?
Pritja pothuajse ka mbaruar, vetura Renault Symbioz së shpejti në Kosovë
A e ka vetura juaj këtë buton? Shtypeni dhe do të konsumoni më pak karburant!
Si e shpëtuan punëtorët italianë Volkswagen-in?
Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi
HANDIKOS Pejë, mbështetje për shumë fëmijë me nevoja të veçanta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë