LAJMI I FUNDIT:

Sërish koalicion PS-LSI? Veliaj: Kurrë mos thuaj kurrë!

Sërish koalicion PS-LSI? Veliaj: Kurrë mos thuaj kurrë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur për aleancat e ardhme të Partisë Socialiste. Pyetjes së gazetares Ebi Vasili nëse mund të kishte një koalicion të madh në shtator mes PS dhe PD, Veliaj tha se nuk e besonte të ndodhte një gjë e tillë.

“E dyshoj shumë. Nëse populli do na kishte dhënë një mesazh që ne duhet të kërkonim një mbështetje ndoshta do ta kishim një të tillë, por populli na dha një mesazh të qartë për të ndëshkuar ata që flinin gjumë. Madje ata i goditi edhe më keq. Nëse një parti nuk do të kishte humbur 200 mijë vota dhe që tani nuk di ku është me kunetër dhe familjarë…” – tha Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës u pyet edhe për bashkëpunimin me LSI-në dhe për shanset e një afrimi mes dy partive të majta.


“Unë shoh që për vendime të mëdha, e shoh gjithmonë të mundur bashkëpunimin. Kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam gjithmonë optimist nga natyra. Në fushatë e kemi kaluar pak cakun, por është koha të shohim përpara” – tha Veliaj.

A do të largohen të punësuarit e LSI-së nga bashkia e Tiranës? Veliaj përdori një krahasim të preferuar të shefit të tij në qeveri me pjesë makinash.
“Unë nuk u shoh targën njerëzve me të cilët punoj, por motorin” – tha Veliaj, shkruan lapsi.al.