LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme anulon vendimin e AKP-së për likuidimin e Pallatit të Rinisë

Gjykata Supreme anulon vendimin e AKP-së për likuidimin e Pallatit të Rinisë

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës ka anuluar vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për inicimin e likuidimit të Ndërmarrjes Shoqërore Qendra e Rinisë.

Vendimi është marrë më datë 20 qershor dhe sipas një komunikatë të Gjykatës, është mbajtur një dëgjim publik më 15 qershor të këtij viti.

“Paditësit janë kreditorë, të cilët në vitin 2012 kanë marrë një aktgjykim të formës së prerë duke i kompensuar ata për dëmin e shkaktuar pas zjarrit. E paditura NSH nuk i ka përdorur asetet në dispozicion për të paguar, por ka kërkuar të negociojë një zbritje, të cilën paditësit nuk e kanë pranuar.  Në vitin 2016, AKP ka iniciuar likuidimin. Gjykata ka konkluduar se inicimi i likuidimit përbën një keqpërdorim të së drejtës procedurale, në dëm të paditësit”, thuhet në komunikatë.


Aktgjykimi është marrë nga kolegji i instancës së parë, i përberë nga tre gjyqtarë dhe hyn në fuqi menjëherë, ndërsa, kundër tij mund të paraqitet ankesë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Kalo në kategori