LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në SEECP: Jo fjalë, por bashkëpunime konkrete në rajon

Hoxhaj në SEECP: Jo fjalë, por bashkëpunime konkrete në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij gjatë sesionit të Samitit të SEECP-së me ministrat e Jashtëm në Dubrovnik ka folur në lidhje me bashkëpunimin në mes të shteteve pjesëtare të SEECP dhe sfidat për ecjen përpara.

Hoxhaj ka thënë se Ballkani ka hyrë në një fazë të lodhjes, ndërsa në anën tjetër gjatë gjithë kohës është në rrezik nga ndikimi i padëshiruar nga Rusia.


Në fjalimin e tij Hoxhaj është orientuar kah bashkëpunimi në mes të vendeve të rajonit mbi parimin e barazisë. Këtu, Hoxhaj përmend udhëheqjen e organizatave rajonale dhe selitë e tyre.

“Kur jemi tek organizatat rajonale, duhet rritur përfaqësimin e barabartë për të gjitha vendet e rajonit. Njësoj edhe selitë e organizatave të ndryshme rajonale. Për të funksionuar bashkëpunimi dhe projektet për zhvillimin e rajonit, duhet përfaqësim i barabartë në këto instanca, dhe për këtë na duhet ndihma e të gjithë juve”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka përmendur tri sfida kryesore për rajonin në ditët e sotme.

“Ne flasim cdo ditë për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtinë, mirëpo kemi shumë pengesa politike, të cilat kanë shkaktuar një lloj lodhjeje në Ballkan. Rajoni, në pamjen tonë, ka tri sfida të cilat duhet të tejkalohen me bashkëpunimin e të gjitha shteteve: refugjatët e lindjes, kërcënimi rus dhe ekstremizmi fetar”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj u ka bërë thirrje të gjitha shteteve që ta mbështesin Kosovën në nismat për kryesim të organizatave rajonale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Lajme
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Lajme
Mitsotakis: Paralajmërojmë fqinjin tonë verior, nuk e nisët mirë duke shkelur si të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe detyrimet tuaja

Mitsotakis: Paralajmërojmë fqinjin tonë verior, nuk e nisët mirë duke shkelur si të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe detyrimet tuaja

Politikë
Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra

Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra

Kronika e Zezë
Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

Politikë
Kalo në kategori