LAJMI I FUNDIT:

“Kam tre oferta nga klubet e LK, por dua të qëndroj te Milani”

“Kam tre oferta nga klubet e LK, por dua të qëndroj te Milani”

Suso ka konfirmuar se ai ka marr tri oferta nga klubet e Ligës së Kampionëve, por dëshiron të qëndroj në Milano.

Kontrata aktuale e anësorit 23-vjeçar do të përfundojë në qershor të vitit 2019 dhe ai është i lidhur me shumë klube përfshirë Tottenham Hotspur, Romën dhe Napolin.

Megjithatë, Suso ka deklaruar se dëshira e tij është të qëndroj te Milani, dhe është duke pritur që nga dhjetori i vitit të kaluar që drejtuesit e klubit t’ia ofrojnë rinovimin, pasi ashtu është marrëveshja.


“Ne patëm një marrëveshje në dhjetor për të bërë rinovimin e kontratës, por duket sikur tani kanë prioritete të tjera”, ka thënë fillimisht Suso për Sky Sport Italia.

“Unë kam tre oferta nga klubet e Ligës së Kampionëve, por dua të qëndroj këtu, pasi jam shumë i lumtur me tifozët dhe trajnerin”.

“Askush nuk më tha asgjë, jam duke pritur që nga dhjetori dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”.

“Kemi pasur një marrëveshje, fola me Fassone dhe ai tha se nuk kishte asnjë problem për rinovimin. Unë ende pres, ata kanë numrin e agjentit tim, por nuk mendoj se dikush do më thërras”, përfundoi anësori këmbëshpejtë. /Telegrafi/