Qindra qytetarë të besimit mysliman kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi filloi me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit ishte ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ekrem Maqedonci.
Namazi i Fitër Bajramit është falë në ora 05:37, të cilit i ka prirë, Sabri Bajgora-kryeimami i BIK-ut.
Hytben e Fitër Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili më pas iu drejtua opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Tërnava i ka uruar Fitër Bajramin gjithë qytetarët të besimit mysliman, duke kërkuar nga të gjithë që të largohen nga çdo punë e ligë dhe të shtrijnë dorën e pajtimit si dhe të përkujdesën ndaj të varfërve.
Ai ka kërkuar që të mbretërojë paqja e dashuria në gjithë vendin e po ashtu kërkoj nga politikanët që t’i lënë egot anash e të punojnë për vendin.
“O Zot të lutemi që në mesin e vëllezërve e motrave tonë kudo që ata gjenden brenda trojeve epike shqiptare apo në mërgatë të zbresë dashuria, respekti, mëshira, shtrirja e dorës me njëri-tjetrin, pajtimi në mes vete, gjithherë duke e madhëruar emrin tënd”, ka thënë ai, raporton KP.
Ternava ka thënë se një pjesë e madhe e botës islame sot përjetojnë një krizë të madhe morale e kulturore, krizë indentiteti, të shtyrë nga faktorë të ndryshëm dhe dashakeqët.
“Dashakeqët e njerëz të shitur, duke përdorur strategji të ndryshme, arritën të fusin në mesin tonë njerëz të cilët në emër të fes së pastër islame, mbollën paqartësi e urrejtje në mes besimtarëve, duke i shndërruar dhe keqinterpretuar parimet e pastra dhe të drejta islame në teza jo reale…Për ta ruajtur porosinë hyjnore dhe mësimin e Muhametit duhet ta ngrinim nga çdo kush që tenton t’i devijojë ato, duket të ngrisim zërin dhe të themi se islami është i pastër nga çdo gjë e ligë që i mveshet islamit edhe sot nga ky vend i shenjtë u themi të gjithëve se një rrugë të vetme ka ajo është rruga e paqes, harmonisë dhe e respektit në mes njerëzve. Askush nuk ka mundësi që të bëjë vetën të dashur te Allahu në ndonjë rrugë tjetër, është kusht janë: dashuria dhe respekti ndaj Muhamedit Aleykum Selam”, tha ai.
Tërnava ka apeluar te të gjithë përfaqësuesit politikë që të lënë anash interesat personale e partiake dhe të punojnë në të mirë të vendit e popullit.
“Në këtë ditë të festës apeloj me urtësinë e zemrës tek të gjithë faktorët politik e institucionet e vendit që të lënë anash interesat partiake, personale e grupore dhe të angazhohen seriozisht në ruajtjen e unitetit veprues në të mirë të vendit e popullit, sepse para vetës kemi shumë sfida e shumë punë, që vendin ta bëjmë ashtu siç e dëshirojmë. Mirësia e zotit le ta përqafoj botën mbarë, tha Tërnava.
Ndryshe, qytetarët e besimit mysliman pas një muaj agjërimi, sot festojnë Fitër Bajramin, apo siç njihet ndryshe Bajrami i Madh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria Themelore Kavadar nis procedurën për dyshim të pengimit të zyrtarit
Ngjarje e rëndë në Shkodër, nëna bashkë me tre fëmijët rezultojnë të zhdukur – dyshohet se janë mbytur
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak