LAJMI I FUNDIT:

“Turqia është kafshatë e madhe”

“Turqia është kafshatë e madhe”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se është në dijeni për lojërat e rrezikshme dhe skenarët që po planifikohen në rajon, për të shtuar se Turqia është një kafshatë që nuk mund të gëlltitet.

“Jemi të vetëdijshëm për lojërat në Irak dhe Siri, ashtu siç vërejmë tendencat për skenarë të mundshëm të krizës në rajon. Megjithatë, ne shpresojmë se që të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë realitet. Turqia është një kafshatë mjaft e madhe e cila si e tillë nuk mund të gëlltitet përmes këtyre lojërave. Jemi të vendosur t’u përgjigjemi atyre që mendojnë se me anë të këtyre lojërave mund të marrin vendin tonë”, tha Erdogan, shkruan AA.