Tradita nga vise të ndryshme të botës: Ushqimet unike që shërbehen për festën e Bajramit (Foto)
Po afron fundmi i muajit të Ramazanit dhe pas agjërimit prej katër javësh do të festohet Bajrami.
Në vende të ndryshme të botës, myslimanët do të mblidhen dhe të urojnë këtë festë duke ngrënë ushqime dhe ëmbëlsira unike për këtë festë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse në gjendje lufte, në Siri do të mblidhen familjarët dhe miqtë, të festojnë duke ngrënë Mamounia. Ky është një lloj pudingu që shërbehet i nxehtë apo i ftohtë, sipër të cilit vendoset kanellë dhe bajame të prera.
Në Egjipt mysafirët priten me Kahk – biskota që përgatitet me mjaltë dhe shërbehen me një gotë qumësht.
Pasi hanë drekë me familje, banorët në Jemen shërbehen edhe me Bint Alsahan, që është një ëmbëlsirë e krijuar nga petë të mbledhura që kanë brenda mjaltë dhe fara nigella.
Kulaqët e brumit të njohura si Bolani, të cilat përmbajnë spinaq, kungull apo patate, janë ushqimi që shërbehet në Afganistan gjatë kësaj feste.
Afro 16 milionë myslimanë që jetojnë në Rusi, festojnë Bajramin duke ngrënë manti që punohen me mish qengji apo viçi. Festimet fillojnë në qendër të Moskës, aty ku ndodhet edhe xhamia më e madhe në vend.
Aseeda është një pjatë me grurë, sipër të cilës i shtohet sos domatesh e që hahet për drekën e Bajramit në Sudan.
Mbi 180 milionë mysliman në Indi festojnë me Sevaiyan ki Kheer që është një specialitet tradicional sipër të cilës hidhen bajamet.
Fillimin e festës së Bajramit në Kinë e shënojnë me You Xiang, që janë brumëra të holla të pjekura gjatë, të cilat shërbehen me supë dhe oriz.
Hari Raya e quajnë Bajramin në Malajzi, teksa atje festohet duke ngrënë Luih. Këto janë ëmbëlsira të vogla, sa një kafshatë, që punohen me gjalpë, vezë të rrahura dhe sheqer.
Ndërkaq, myslimanët në Somali përgatisin Cambaabur, një ushqim me grurë dhe mel, sipër të cilës hidhet sheqer dhe shërbehet me jogurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë
Trendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
Çifti shënon rekord botëror për varjen më të shpejtë të rrobave
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë
Përmbyset kamioni me mijëra kanaçe në rrugën e Arizonës
A mund ta gjeni fjalën e shkruar gabimisht në këtë lojë truri befasuese në 20 sekonda?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje