LAJMI I FUNDIT:

Top 10 koshashënuesit vendor në Superligë 2016/17

Top 10 koshashënuesit vendor në Superligë 2016/17

10.Alban Veseli (Peja) – 320 pikë

a

Alban Veseli, stinorin që e lëmë pas luajti për Pejën në 20 ndeshje, i shënoi 320 pikë në total dhe arriti mesataren prej 16 pikëve për ndeshje.


Veseli, për shkak të probleme në klub nuk luajti një pjesë të kampionatit në pjesën pranverore dhe gjatë Play-Offit. Megjithatë arriti të hyjë në Top 10 koshashënueve vendor në ligë.

9.Artin Gashi (Rahovec) – 340 pikë

a

Lojtari suharekas, Artin Gashi, kaloi një stinor mjaft të mirë me Rahovecin. Gashi në total i shënoi 340 pikë në 25 ndeshje sa ishte në parket dhe arriti mesataren prej 13.6 pikëve për ndeshje.

8.Mustafë Merovci (Rahoveci) – 344 pikë

a

Mustafë Merovci, ishte koshashënuesi më i mirë për Rahovecin në stinorin e tyre historik në Superligë.

Siç dihet me nofkën “Taki”, Mustafa shënoi gjithësej 344 pikë, në 26 ndeshje që i luajti, derisa e kapi një mesatare prej 13.2 pikëve për ndeshje.

7.Fisnik Rugova (Sigal Prishtina) – 345 pikë

a

Fisi ishte njëri ndër lojtarët kryesor te Sigal Prishtina në ngritjen e trofeut në stinorin 2016/17.

Rugova shënoi 345 pikë në total dhe luajti në të gjitha ndeshjet për Prishtinën (35) me mesatare prej 9.8 pikëve për ndeshje.

6.Arti Hajdari (Peja) – 359 pikë

a

Koshashënuesi më i mirë te Peja për sivjet ishte Arti Hajdari.

Hajdari, luajti në 27 ndeshje dhe shënoi 359 pikë në total, derisa mesatarja e tij për ndeshje ishte 13.3 pikë.

5.Ergin Grosha (Ylli) – 428 pikë

a

Lojtari ferizajas i Yllit, Ergin Grosha, kaloi një stinor shumë të mirë te skuadra e tij duke qenë koshashënuesi më i mirë.

Ergini, luajti në të gjitha ndeshjet e stinorit 2016/17 dhe i shënoi 428 pikë në total, ndërsa mesatarja e tij për ndeshje ishte 15.2 pikë.

4.Drilon Hajrizi (Sigal Prishtina) – 476 pikë

a

Ylli mitrovicas, Drilon Hajrizi, stinorin 2016/17 startoi nga java e tretë, për shkak të disa problemeve në mes të tifozëve prishtinas “Plisat”.

Por me zgjidhjen e problemeve, me Drilonin, Prishtina e cila filloi stinorin dobët, filluan edhe rezultatet pozitive të vijnë.

Hajrizi në total i shënoi 476 pikë, në 28 ndeshje që ishte në parket, kurse mesatarja e tij për ndeshje ishte 17. Driloni në fund të stinorit e shijoi titullin kampion me skuadrën e tij Sigal Prishtina.

3.Samir Zekiqi (Trepça) – 477 pikë

f

Kryesuesi në kategorinë e pikëve te Trepça për stinorin 2016/17, ishte Samir Zekiqi me 477 pikë.

Zekiqi, luajti në 29 ndeshje dhe arrtiti një mesatare prej 16.4 pikëve për ndeshje.

Trepça e përfundoi stinorin në pozitën e katërt, derisa u eliminua nga Sigal Prishtina në gjysmëfinale me rezultat 3-0.

2.Arian Qallaku (Vëllaznimi / Peja) – 493 pikë

a

Arian Qallaku, pjesën vjeshtore që e kaloi shumë mirë te Vëllaznimi, arriti ta vazhdoj performancën edhe në pjesën pranverore, pasi u transferua te Peja.

Qallaku në total i shënoi 493 pikë, me mesatare prej 17 pikëve për ndeshje, derisa me skuadrën e tij u eliminua në gjysmëfinale kundër Bashkimit.

1.Beq Kovaqi (Vëllaznimi) – 560 pikë

a

Koshashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në basketboll, për stinorin 2016/17, u bë Beq Kovaqi duke i shënuar 560 pikë gjatë stinorit.

Kovaqi luajti në 27 ndeshje dhe arriti një mesatare prej 20.7 pikëve për ndeshje, por kjo performancë nuk mjaftoi që ta mbante në elitë Vëllaznimin.

/Borozani/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori