LAJMI I FUNDIT:

”Maqedonasit e Egjeut” me 10 mijë padi për konfiskim të trevave

”Maqedonasit e Egjeut” me 10 mijë padi për konfiskim të trevave

Për 10 vite populli që vetëquhen ”Maqedonasit e Egjeut” kanë lëshuar 10 mijë padi në Gjykatën për Drejtat e njerëzve në Stazburg, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Paditë janë lëshuar ndaj Greqisë për konfiskim territori dhe pronave private dhe gjithësejt kërkohen më shumë se 10 miliardë euro.

Ende asnjë vendim nuk është sjellë për këto padi, edhe pse nga shoqata ”Makedonski Egej” në Shtip thotë se nuk heqin dorë nga paditë derisa të vijë drejtësia në vend.


Nga kjo organizatë kërkojnë edhe të drejta të komuniteteve në Greqi dhe arsim në gjuhë amtare. /Telegrafi/