LAJMI I FUNDIT:

Bomba e afatit kalimtar: Realit do t’i ofrohen 180 milionë euro për Ronaldon? (Foto)

Bomba e afatit kalimtar: Realit do t’i ofrohen 180 milionë euro për Ronaldon? (Foto)

Real Madridi pritet të pranojë një ofertë në vlerë prej 180 milionë eurosh për Cristiano Ronaldon – raporton A Bola.

Edhe pse është 32 vjeçar, portugezi vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve më të mirë në botë dhe natyrisht se të gjithë trajnerët duan ta kenë në skuadër.

Mirëpo, paga e tij e lartë dhe çmimi i madh, këtë mundësi ua jep vetëm klubeve shumë të pasura.


Lajmin e ka publikuar A Bola

Manchester Unitedi, Paris Saint-Germaini dhe Monaco janë klubet që në të kaluarën janë lidhur me superyllin e Los Blancos.

Ndërkaq, për të ka pasur interesim edhe nga klubet e pasura kineze.

Sidoqoftë, gazeta që e ka bërë këtë njoftim (A Bola) nuk e ka dhënë emrin e klubit që do ta bëjë ofertën. Por, beson se do të jetë ndonjëri prej të përmendurve ose disa prej tyre do të bëjnë ofertë për CR7.

Ronaldo ka fituar thuajse gjithçka me Realin, ashtu që mund të mendojë për një sfidë të re në të ardhmen. /Telegrafi/