LAJMI I FUNDIT:

Paris, identifikohet agresori me çekiç

Paris, identifikohet agresori me çekiç

Katërdhjetëvjeçari i cili sulmoi me çekiç efektivët e policisë përpara katedrales “Notre Dame” në Paris është identifikuar si Farid Ikken dhe vazhdonte studimet e doktoraturës për shkenca sociale në Universitetin e Lorenës.

Me vete ai kishte edhe dy thika, shpjegojnë forcat e rendit, që theksojnë gjithashtu se agresori është qëlluar në të dy këmbët e jo në gjoks, siç u raportua më parë.

I martuar me një suedeze, ai jetonte në veri të kryeqytetit francez.


Në banesën e sulmuesit policia thuhet të ketë gjetur një video ku Ikken betohej për besnikëri ndaj ISIS-it e ku tregohej edhe qëllimi i kryerjes së atentatit.

Përpara se të godiste policin, 40-vjeçari ka thirrur me të madhe: “Kjo është për Sirinë!!”.

Deri tani, megjithatë, asnjë grup xhihadist nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e incidentit.

Franca është tronditur prej gati dy vitesh e gjysmë nga një seri e pashembullt sulmesh terroriste, prej të cilave kanë gjetur vdekjen në total gati 240 vetë dhe jo rrallëherë, shënjestra kanë qenë forcat e rendit.

Në mesin e muajit prill, një polic u vra nga një atentator në mesin e shëtitores së famshme Champs-Élysées.

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kalo në kategori