LAJMI I FUNDIT:

Pritet takim i liderëve për ndarjen e mëtejme të posteve

Pritet takim i liderëve për ndarjen e mëtejme të posteve

Edhe sot nuk pati marrëveshje mes partive të koalicionit qeverisës për ndarjen e posteve në eshalonin e dytë dhe të tretë. Fillimisht është paraparë një takim mes Ahmetit, Zaevit dhe Selës që bisedimet më pas të zhvillohen mes grupeve të punës të tri partive, LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës.

Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se kompletimi i ekzekutivit dhe emërimi i drejtorëve të rinj nëpër institucione dhe ndërmarrje publike do të ndodhë sa më parë. Në qeverinë e re partitë shqiptarët me gjasë do të drejtojnë katër poste të zëvendësministrave dhe disa poste të sekretarëve shtetëror.


Si më të përfolurat janë financat, ministria e Brendshme, ministria e Transportit dhe lidhjeve, Ministria e Arsimit dhe ministria Mbrojtjes. Pavarësisht numrit të zëvendësministrave, mësohet se partitë shqiptare në drejtorit kryesore të MPB-së mund të përfaqësohen me zëvendësdrejtor.