LAJMI I FUNDIT:

Bëhet i ditur emri i personit të vetëvrarë në Pejë (Foto)

Bëhet i ditur emri i personit të vetëvrarë në Pejë (Foto)

Në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë Sokol Domniku profesor në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Mësohet se Domniku është vetëvrarë aksidentalisht.


Lajmin për vetvrasjen e ka konfirmuar për ‘Indeksonline’, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj.

“Një person ka ndërruar jetë për shkak të plagëve që i ka shkaktuar vetës në një qendër stërvitëse. Hetuesit dhe prokurori janë në vend të ngjarjes dhe nesër del raporti dhe do të ketë detaje të reja. Tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Ibraj.

Policia e ka tërhequr veturën e viktimës, të parkuar nga vetë  ai afër qendrës stërvitëse.