LAJMI I FUNDIT:

United afër mbylljes së transferimit të Perisic

United afër mbylljes së transferimit të Perisic

Sipas La Gazzetta dello Sport, Manchester United është afër një marrëveshje me Interin për Ivan Perisic me vlerë prej 52 milionë euro apo 45.3 milionë funteve.

Propozimi origjinal kishte qenë në rajonin e 45 milionë eurove, por klubi i Interit kërkonin të paktën 50 milionë euro për shërbimet e tij.


Interi kërkon më shumë se oferta e Unitedit për Perisicin
Lexo po ashtu Interi kërkon më shumë se oferta e Unitedit për Perisicin

Ka pasur raporte të enjten mbrëma, se klubet më së fundi kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes.

Nuk është rastësi që Manchester United të shtonte përpjekjet e tyre për të nënshkruar me kroatin që kur Antoine Griezmann njoftoi se do të qëndronte te Atletico Madrid.

Tifozët e Interit në panik, Perisic drejt Mançesterit? (Foto)
Lexo po ashtu Tifozët e Interit në panik, Perisic drejt Mançesterit? (Foto)

Interi duhet të shesë për të balancuar librat dhe konsideratat financiare të Fair Play, ndërsa raporti i Perisic me tifozët ka qenë gjithnjë i tensionuar.

Raporti thotë se Perisic vetëm duhet të pajtohet me kushtet personale me Manchester United, por tashmë thuhej se marrëveshja është bërë për shtatë milionë euro në sezon. /Telegrafi/