Sundimi i shtetit ligjor, luftimi i korrupsioni dhe krimit të organizuar, heqja dorë nga masat populiste dhe ndryshimet ligjore në sferën e investimeve, por edhe tatimeve, janë disa nga masat që duhet t’i ndërmarrë Qeveria e re për ndryshuar gjendjen e rëndë ekonomike. Kështu vlerësojnë ekspertët e ekonomisë duke komentuar pritjet nga Qeveria e re e social-demokratit Zoran Zaev, që edhe zyrtarisht pritet të votohet në Kuvend, javën e ardhshme.
“Një pikë është kryesore, sundimi i ligjit. Duhet që njëherë e përgjithmonë ligjet të cilat miratohen, dhe si pasojë e tyre mundet të jetë i prekur komuniteti i biznesit, mendoj se duhet të ketë një proces të rishikimit të tyre, apo edhe ndoshta të gjetjes së modeleve më të mira në mbështetje të komunitetit të biznesit”, thotë për REL, Fatmir Bytyçi, njohës i çështjeve ekonomike.
Ai e vlerëson si shumë me rëndësi edhe ndryshimin e strategjisë në sferën e investimeve. Ndërkaq, konsideron se përparësi, apo qasje të barabartë në investime, duhet të kenë edhe bizneset vendore ngjashëm sikur edhe ato të jashtme. Sipas tij, gjatë periudhës së kaluar ka pasur raste kur një biznes i jashtëm ka qenë shumë i favorizuar se një kompani vendore edhe pse kjo ka pasur shtrirje më të gjerë si në punësime, ashtu edhe në prodhimet që ka ofruar. Veç kësaj, si masë me rëndësi ai e vlerëson edhe ndarjen e shtetit nga biznesi.
Ekspertët thonë se kriza politike si asnjëherë më parë ka goditur ekonominë vendore, andaj edhe tërheqin vërejtjen për nevojën e masave urgjente për kthimin e stabilitetit ekonomik e financiar.
“Kjo shtron nevojën e masave urgjente, krijimin e një ambienti të besueshëm ku do të sundojë para së gjitha shteti ligjor, pa procedura burokratike, pa korrupsion. Të gjitha këto në favor të tërheqjes së investimeve dhe hapjes së vendeve të reja të punës. Pra, qeveria e re duhet të kthejë besimin e humbur, të kthejë stabilitetin aq shumë të nevojshëm për një zhvillim të mirë ekonomik”, thotë afaristi Mirçe Çekrexhi, ish-përfaqësues i Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Analisti ekonomik, Branimir Jovanoviq, konsideron se Qeveria e re duhet të udhëheqë një politikë ekonomike krejt të ndryshme nga ajo e qeverisë në largim.
Ai thotë se pushteti i deritashëm ishte orientuar në politika pro-biznesit, me shenja dalluese “Të bërit biznes” me tatime të ulëta, mungesë të investimeve nga ana e shtetit në shërbime dhe të mira tjera, në shkurtimin e të drejtave të punëtorëve e kështu me radhë. Këto politika, sipas tij, kanë çuar në rritjen e varfërisë, në dallime të mëdha sociale, shëndetësi jo të mirë, arsim jocilësor dhe rritje të numrit të vdekjeve në punë.
Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, por që u referohen të dhënave për vitin 2015, rreth 22 për qind e banorëve të Maqedonisë, apo çdo i pesti prej tyre jeton në pragun e varfërisë.
Papunësia deri në fund të vitit 2016 ka arritur në 23.7 për qind apo rreth 225 mijë të papunë. Borxhi i publik i vendit sillet në rreth pesë miliardë euro apo në 46 për qind të Prodhimit Bruto Vendor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe