Shkrimtari Albatros Rexhaj është në përfundim të librit të tij më të ri “Net në Kastria”.
Një libër i shkruar i tëri në prozë me kalime poetike, ku ndërlidhja mes narratorit dhe muzës është më e fortë se çdo herë tjetër, e sjell shkrimtarin në një version të dytë të ‘bestseller-it’ të tij “Zonja Z”.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Rexhaj rrëfen për punën e palodhshme të bërë muaj me radhë për këtë libër, i cili me gjasë botimin e tij do ta ketë në shtator.
Gjithçka nga frymëzimi i tij, vargjet, e deri te lidhja e veçantë që ka krijuar me lexuesit e tij përmes rrjeteve sociale.
…”NET NË KASTRIA” NGA ALBATROS REXHAJ…
Albatros, jeni në përgatitje të librit tuaj më të ri “Net në Kastria”. Na trego pak çfarë përmbajte ka, dhe sa kohë ju kanë marrë punimet për të?
“Net në Kastria” është një libër brenda frymës që më karakterizon mua si shkrimtar, në përpjekjen time që të shkrij sa më shumë distancën në mes të narratorit në vepër dhe të autorit, si krijues të veprës. Thënë këtë, “Net në Kastria” nuk është libër biografik, por megjithatë është i vërtetë, gjithnjë në kuptimin se shpërfaq të gjitha idetë, mendimet dhe të tjerat që mua më përkufizojnë si njeri dhe si artist. “Net në Kastria” e kam ndërtuar në frymën e librit “Zonja Z” në formë të një bashkëbisedimi në mes të narratorit dhe muzës, shoqes, të dashurës, frymëzimit të tij për të jetuar. Është një rrëfim i trishtë, rrëfim për seksualitetin, tradhtinë, odisejadën e të falurit, paragjykimet mbi dashurinë, mbi qenien dhe natyrën e një mashkulli, dhe shumë të tjera. Është mbase libri më personal, në kuptimin e ndjesisë, që kam shkruar ndonjëherë.
Përse “Net në Kastria”?
Në aspektin e simbolikës letrare, Kastria do të thotë kështjellë, vend i sigurt, fole e zemrës dhe shpirtit, por është edhe një vend konkret në Tiranë, ku unë kam qëndruar për një kohë të gjatë. Në realitet shumica e mendimeve, ideve, bisedave dhe elementeve të tjera prezente në libër kanë lindur pikërisht në këtë vend. Aty unë kam lënë një pjesë të shpirtit tim, një vend ku ndihem përherë i mirëpritur dhe ku kam gjetur qetësinë dhe ngrohtësinë për të krijuar e vepruar.
Libri është i shkruar në prozë me kalime poetike. Është brenda stilit tuaj? E gjeni veten më së shumti në këtë rrymë letrare?
Për momentin ky është stili në të cilin ndihem komod, por nuk di nëse do të vazhdoj ta kultivoj në të ardhmen. Jam duke menduar se pas “Net në Kastria” t’i rikthehem stilit tim burimor që e kam kultivuar te romani im i parë “Bombë në Beograd”.
Jeni shprehur se në “Net në Kastria” keni bërë një lloj ndërlidhje mes vetes si autor dhe një gruaje të cilën ke rënë në dashuri, personazhit kryesor?
Në të vërtetë aty janë dy femra, një në të shkuarën dhe një në të tashmen e narratorit. Njëra përfaqëson dhimbjen e dashurisë, trazimin, gjendjen e vazhdueshëm të ankthit dhe të mungesës së qetësisë, ndërkaq tjetra përfaqëson qetësinë dhe ëmbëlsinë që do të duhej ta përkufizonte dashurinë. Për narratorin, kjo femër përfaqëson jo vetëm frymëzimin për të shkruar, por edhe për të jetuar. Të dy personazhet i kam të ndërtuara mbi dy përvoja konkrete, tërësisht personale, dhe që i eksploroj në një mënyrë tërësisht artistike, pasi që siç e thashë “Net në Kastria” nuk është vepër biografike.
Koopertina e librit është klasike dhe e veçantë. Një femër pranë Muzeut të Luvrit? Ishte zgjedhja juaj? Dhe çfarë pasqyron koopertina e “Net në Kastria”?
Nuk e di nëse ky version do të jetë kopertina finale e librit, sepse ekziston mundësia që mund të vendos për një zgjidhje tjetër kreative. Versioni aktual simbolizon një metaforë që ekziston brenda librit për ëndrrën parisiene që ka narratori dhe muza e tij.
Mendoni se “Net në Kastria” do të jetë libri juaj më tërheqës, kjo për shkak të temës që trajton?
Kam shumë shpresë se do të përsëris suksesin e “Zonja Z” dhe se do të shtyj edhe më larg kufijtë e trajtimit delikat të temave tabu që tashëm është një lloj simboli i veprës sime. “Net në Kastria” është një hap tutje, shumë i madh, në procesin e rebelimit tim personal, si Albatros dhe si artist.
Ndërlidhja e lexuesit me librin. Si do ta gjejnë veten lexuesit brenda librit “Net në Kastria”?
Jam i bindur se kjo do të ndodhë shumë lehtë, pasi që mënyra e të rrëfyerit është tërësisht personale dhe i referohet gjërave më të thjeshta në jetë, po ato gjëra që ne rëndom i neglizhojmë por që janë përcaktuese për lumturinë apo trishtimin në jetën tonë. Duke bashkëbiseduar, herë me vetën e herë me muzën time, në realitet, bashkëbisedoj me të gjithë, sepse, pa dallim, secili nga ne synon të njëjtën gjë: të jemi të lumtur!
Kur do të mund ta kenë në dorë lexuesit këtë libër?
Shpresoj që të jem gati për muajin shtator, por nuk jam duke u ngutur. Librin do ta nxjerr atëherë kur ta ndiej se i kam thënë të gjitha, ndërkaq, në ndërkohë, lexuesit e mi më ndjekin në Instagram, qoftë nëpërmjet shkrimeve apo edhe bashkëbisedimeve LIVE.
Ju bëni shumë paraqitje LIVE në instagram, një praktikë jo fortë e rëndomtë nga njerëzit e jetës publike, për më tepër ju bashkëbisedoni shumë lirshëm dhe pa ndonjë tabu. Pse e bëni këtë?
Sepse më pëlqen, ndihem shumë OK derisa jam afër lexuesve të mi, por po ashtu është edhe një mundësi e mirë që të ngacmohem artistikisht nga biseda. Lexuesit e mi gjithnjë më provokojnë në një mënyrë shumë fisnike, ndërkaq, pos kësaj, gjatë këtij bashkëbisedimi e heq edhe një pjesë të mallit që ndiej dhe që e shpreh me anë të vargjeve të mia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare
Kush e vrau Ismail Qemalin?
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
Qyteza ku ende përdoret aramaishtja - gjuha të cilën e fliste Jezu Krishti! (Video)
"Universiteti i Durrësit i vitit 1380 - i pari universitet në Ballkan"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë