LAJMI I FUNDIT:

Zvicra publikon listën për dy ndeshjet e radhës, Hadergjonaj në mesin e katër shqiptarëve (Foto)

Zvicra publikon listën për dy ndeshjet e radhës, Hadergjonaj në mesin e katër shqiptarëve (Foto)

Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e radhës.

Trajneri i Zvicrës, Wladimir Petkovic, ka ftuar 20 futbollistë për dy ndeshjet që helvetikët do t’i zhvillojnë në muajin qershor.


Super Hadergjonaj, a është ky goli i vitit në Gjermani? (Video)
Lexo po ashtu Super Hadergjonaj, a është ky goli i vitit në Gjermani? (Video)

Zvicra do të luaj fillimisht me Bjellorusinë një ndeshje miqësore më 1 qershor, ndërsa më 9 qershor do luaj me Ishujt Faroe për kualifikimet e Kupës së Botës.

Në mesin e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje vërehet edhe ftesa për mbrojtësin nga Deçani i Kosovës, Florent Hadergjonaj, i cili luan me Inglostadtin në Bundesliga, përcjell Telegrafi.

Kjo duket si një befasi, pasi Hadergjonaj ka qenë në mesin e pak futbollistëve që kishte ende mundësinë për të zgjedhur Përfaqësuesen e Kosovës dhe pritej ta zyrtarizonte një gjë të tillë.

Ekskluzive/ Hadergjonaj: Po për miqësore, jo për kualifikime
Lexo po ashtu Ekskluzive/ Hadergjonaj: Po për miqësore, jo për kualifikime

Megjithatë, në një intervistë të dhënë për Telegrafin para disa ditëve, mbrojtësi kosovar ka bërë të ditur se me Zvicrën do të luaj vetëm ndeshje miqësore, ndërsa vendimin final do ta marr pas ndeshjeve kualifikuese.

Përveç Hadergjonajt, në listën e të ftuarve janë edhe Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Valon Behrami, teksa vërehet mungesa e Granit Xhakës, por nuk zbulohen arsyet. /Telegrafi/

Lista e futbollistëve të ftuar nga Petkovic:

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori