LAJMI I FUNDIT:

Enver Hoxhaj relaksohet me “diplomaci të pasulit” (Foto)

Enver Hoxhaj relaksohet me “diplomaci të pasulit” (Foto)

Ministri në largim i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, sot ka vizituar një gjellëtore në Prishtinë, ku ka drekuar me kolegët e tij të studimeve, në shenjë nostalgjie për kohën kur ishin studentë dhe e frekuentonin këtë vend.

Hoxhaj e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka zbuluar po ashtu ushqimin e tij të preferuar sa herë që shkon në këtë gjellëtore – pasulin.

“Me kolegët e studimeve të historisë, Bedriun dhe Zelien drekuam në gjellëtoren e famshme ‘Tip Top’ në Prishtinë, nostalgji dhe simbol i shumë gjeneratave. Mundësi jo vetëm për të biseduar për kohën tonë si studentë por edhe për të ngrënë gjellën më të mirë që e bën baca Gani, pasulin”, shkruan në postimin e tij Hoxhaj.


Nuk ndodh shpesh që ministri në detyrë të shihet në vende të tilla, për shkak të angazhimeve në përshkrimin e tij të punës si ministër i Jashtëm, në diplomaci. Sidoqoftë, duket se kësaj radhe Hoxhaj ka zgjedhur diplomacinë e gjellëtores dhe të pasulit. /Telegrafi/