LAJMI I FUNDIT:

Lahm po pensionohet, por kush do të jetë kapiten i ri i Bayern Munich

Lahm po pensionohet, por kush do të jetë kapiten i ri i Bayern Munich

Kapiteni aktual i bavarezëve, Philipp Lahm, në qershor do të varë këpucët në gozhdë dhe pasuesi i tij do të jetë pikërisht Manuel Neuer, i transferuar nga Schalke 04 me shumë bujë në vitin 2011.

Që atëherë, gardiani i portës ka fituar pesë herë kampionatin, tri herë Kupën e Gjermanisë dhe një herë Ligën e Kampionëve (2013).


Ai gjithmonë ka qenë protagonist në fushë dhe madje një nga arsyet kryesore pse Bayern ka pasur kaq shumë suksese.

Javën e kaluar, trajneri Carlo Ancelotti tha se skuadra dhe klubi do të vendosin për kapitenin, jo ai.

Tani ata e kanë bërë, por ende nuk dihet data e njoftimit zyrtar. Së fundmi, Lahm i parapriu këtij lajmi duke thënë se Neuer dhe Thomas Muller janë dy kandidaturat më serioze për pasuesin e tij.

Hera e fundit kur Bayern ka pasur një portier për kapiten ka qenë në vitin 2008, me “titanin” Oliver Kahn si lider të padiskutueshëm të skuadrës.

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori