int(1) Mediat spanjolle: Ronaldo ka shënuar 399 gola dhe jo 400, ky është goli që ai nuk e ka shënuar (Video) - Telegrafi - Telegrafi Mediat spanjolle: Ronaldo ka shënuar 399 gola dhe jo 400, ky është goli që ai nuk e ka shënuar (Video) - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Mediat spanjolle: Ronaldo ka shënuar 399 gola dhe jo 400, ky është goli që ai nuk e ka shënuar (Video)

Mediat spanjolle: Ronaldo ka shënuar 399 gola dhe jo 400, ky është goli që ai nuk e ka shënuar (Video)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, kam shënuar het-trik përballë Atleticos në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve. 

Kapiteni i Portugalisë bëri një paraqitje të jashtëzakonshme duke e ndihmuar skuadrën e tij që të bëjë një hap të rëndësishëm drejt finales.

Goli i fundit nuk ishte i 400-ti, por i 399-ti me fanellën e Real Madridit. Por ku qëndron problemi?


Ishte vetë ylli i Real Madridit, por edhe klubi që thanë se Ronaldo o ka shënuar 400 gola prej se ka ardhur nga Manchester United në vitin 2009.

Shumë tifozë, por edhe gazeta e njohur Marca sqaroi gabimin.

Është numëruar një gol i shënuar ndaj Real Sociedad në fitoren 2-1 në vitin 2010.

Ishte minuta e 74 –të kur një goditje dënimi e Ronaldos u prek nga shoku i tij i skuadrës  Pepe para se topi të futet në portë.

Edhe Pepe në atë kohë kishte thënë për Marcan që ai gol i përket Ronaldos dhe ashtu duhet regjistruar nga zyrtarët e ndeshjes.

Por në atë kohë La Liga, zyrtarisht golin ia kishte shkuar Pepes, që kështu i bie që Ronaldo i ka 399 gola e jo 400.

Por Ronaldo ka ende edhe shumë ndeshje përpara që ta kompletojë këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të bëjë Real Madridi për ta marrë Saliban

Çfarë duhet të bëjë Real Madridi për ta marrë Saliban

La Liga
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

La Liga
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

La Liga
Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

La Liga
Kalo në kategori