LAJMI I FUNDIT:

Policia zbulon laborator droge në Vlorë (Video)

Policia zbulon laborator droge në Vlorë (Video)

Në bazë të një pune hetimore disa ditore, nisur nga informacione të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës pas kontrollit të ushtruar në garazhin e një pallati 5-katësh të pabanuar në lagjen “1 Maji” pranë zonës së quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë, ka zbuluar se ambienti ishte i pajisur me llampa dhe sistem elektrik të posaçëm dhe të përshtatur me kushtet bazë për kultivimin e bimëve narkotike.

Shërbimet kanë gjetur kova të mbushura me pleh si dhe sasi të vogla mbetjesh me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, po në këtë ambient është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues “Gomone” me gjatësi 8.2 m, me dy motora të markës “Mercury” me fuqi 250 CC secili si dhe një mjet tip “Fuoristradë” i cili u gjet i lidhur me gomonen.

Në afërsi të mjeteve janë gjetur dhe sekuestruar 30 bidona plastikë të mbushur me karburant “benzinë”, në total rreth 800 litra.

Për këtë ngjarje, Policia ka shoqëruar 5 persona me të cilët po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për kapjen dhe arrestimin e autorëve si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal duke përfshirë firmën ndërtuese apo punonjës të OSHEE-së, përgjegjës për furnizimin e këtij objekti me energji elektrike.