LAJMI I FUNDIT:

Radio e njohur angleze e sheh Hysajn në Ligën Premier

Radio e njohur angleze e sheh Hysajn në Ligën Premier

Interesimi i klubeve angleze për Elseid Hysajn duket gjithnjë e më i madh.

Manchester United dhe Chelsea kanë dërguar vazhdimisht vëzhgues në ndeshjet e Napolit për të parë në veprim mbrojtësin, por me sa duket, janë londinezët e Antonio Contes ata që janë shumë më afër mbrojtësit të djathtë.

Sipas Talksport, radios të njohur sportive angleze, Hysaj është një prej alternativave më të mundshme për të zënë vendin e mbrojtësit të djathtë në rreshtimin e Cheseas në sezonin e ardhshëm.


Antonio Conte ka përdorur Viktor Mosesin në këtë rol gjatë këtij sezoni, me rezultate mjaft pozitive, por ka nevojë për një futbollist tipik për këtë rol në edicionin e ardhshëm.

“Chelsea, bashkë me Arsenalin dhe United, janë përmendur edhe më parë në garën për mbrojtësin e djathtë shqiptar. Ai është vetëm 23 vjeç, por ka që tani 160 ndeshje në futbollin italian si dhe ka qenë kapiten i Kombëtares së tij, që tregon se është i pjekur sa duhet për një lëvizje në kampionatin anglez”.

“Ndoshta ndërhyrjet e tij janë disi të pakujdesshme, meqë ka marrë 7 kartonë të verdhë këtë sezon, por atij i pëlqen të dalë para dhe të ndihmojë shokun e skuadrës që ka në krah, Callejon. Edhe ndaj Juventusit, gjatë fundjavës, ai u shfaq duke dribluar në zonën e rreptësisë”, shkruhet në portalin e radios më të madhe sportive në Angli.

Për krahun e djathtë Chelsea janë duke montuara edhe disa lojtarë të tjerë.

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare

"Të shënoj 1000 gola? Bëra shaka", Ronaldo flet për rekordin që e synon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori