LAJMI I FUNDIT:

Romario: Neymari është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Romario: Neymari është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Legjenda braziliane, Romario beson se Neymar është lojtari më i mirë në botë, përpara bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Lionel Messi dhe rivalit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Neymar ka luajtur një rol të rëndësishëm për Brazilin, duke shënuar gjashtë gola në kualifikueset e Conmebol për të ndihmuar gjigantët e  Amerikës së Jugut të bëhen vendi i parë që siguron një vend në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.

25-vjeçari ka qenë në formë të mirë për Barçën këtë sezon, duke shënuar 15 gola në të gjitha garat, teksa shënoi edhe golin e tij të 100 për spanjollët javën e kaluar.


Ikona braziliane, Romario mendon se Neymar i ka tejkaluar Messin dhe Ronaldon, të cilët kanë ndarë së bashku nëntë çmime të Topin të Artë.

“Në ditët e sotme, Neymar është ylli më i madh i [Brazilit]. Ai është lojtari më i mirë në botë për momentin, me gjithë respektin e duhur ndaj Messit dhe Cristiano Ronaldos”, ka thënë fillimisht Romario për ESPN.

“Në veçanti, unë besoj se Neymar ka qenë shumë inferior nga dy të tjerët”, përcjell Telegrafi.

“Për atë që ai ka bërë si për Barçën dhe Selecaon, është koha që Neymar të zgjidhet numri një në planet”.

“Ne [brazilianët] vëmë të gjithë besimin tonë në një lojtar si Neymar, ai është njeriu që mund të na japi në Rusi [Kupën e Botës]”, përfundoi ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Brazilit. /Telegrafi/