Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë rriten dyshimet se Neymar do të vazhdojë të mbajë të veshur fanellën e Barcelonës.
Mediat angleze e quajnë pothuajse të mbyllur kapitullin e brazilianit me katalanasit, duke e dërguar atë drejt e në “Old Trafford” nën urdhrat e Jose Mourinhos.
Edhe pse portugezi pak ditë më parë deklaroi se më e lehtë është të blesh Messin se sa sulmuesin brazilian, duket se pas kuintave ai po lëviz me shpejtësi për t’ia bashkuar asin e Barcelonës skuadrës së tij.
Mediat ishullore theksojnë se mundësia për të parë Neymar sezonin e ardhshëm në Ligën Premier është e madhe, transmeton Supersport.
Sipas “The Sun”, ish sulmuesi i Santosit po e vuan shumë bashkëpunimin në sulm me dy pesha të rënda si Messi dhe Suarez, prandaj ai po bën gati valixhet dhe destinacioni më i mundshëm është Manchester United që ndryshe nga PSG i ofron mundësinë të garojë në një kampionat të luftuar dhe shumë të bukur.
Një tjetër alternativë për sulmuesin është edhe Chelsea që gjithsesi nuk mund të bëjë shpenzime të çmendura si në rastin e “Djajve të Kuq” që kanë gati 200 milionë euro për t’ia postuar Barcelonës.
Kontrata e Neymarit me katalanasit skadon në vitin 2021, por klauzola mund të rezultojë çelësi i suksesit për transferimin e tij në ishull.
Në të njëjtën kohë, Manchester Unitedi ka edhe një propozim joshës për ta bërë Neymarin lojtarin më të paguar të planetit duke i ofruar plot 25 milionë funte në sezon.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëYlli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë
Eksperti shpjegon se si Cristiano Ronaldo shmang lëndimet në moshën 40-vjeçare
Mbledhja urgjente e federatë spanjolle: Real Madridi refuzon të marrë pjesë për rastin e tyre
Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut 'vendos' për klubin e tij të ardhshëm
Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?