LAJMI I FUNDIT:

Islami: Pse askush nuk e përkujtoi masakrën e Tivarit?

Islami: Pse askush nuk e përkujtoi masakrën e Tivarit?

Janë bërë 72 vite nga Masakra e Tivarit, por askush nga institucionet e Republikës së Kosovës nuk e përkujtoi këtë ditë. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Sipas tij, më 1 prill, kur edhe ka ndodhur kjo masakër në vitin 1945, institucionet e Republikës së Kosovës do duhej të lëshonin flamurin në gjysmë shtizë apo edhe të mbanin manifestime të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Lexojeni të plotë postimin e Islamit:

“Pse me 1 Prill askush nuk e përkujtoi Masakrën e Tivarit

Dje u bënë 72 vite kur me 1 prill të vitit 1945 u bë Masakra ma e madhe ndaj shqiptarëve nga forcat komuniste- sllave , dje eshte dashur që në qytetet e Kosovës të lëshohej flamuri në gjysem shtizë, të mbahen orë letrare, konferenca shkencore, simpoziume etj, kur dihet se gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t´i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të”Adriatikut”-në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni etj. të gjithë këta shqiptarë u vranë me metoda ma çnjerzore e barbare. A thua pas 72 viteve a do të na përsëritet historia, a do të harrohen; masakra e Reçakut, Izbicës, e Bugujevcëve e shumë të tjera” (sic.), ka shkruar Islami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori