Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka asgjësuar 213.489 kilogramë artikuj ushqimor. Produkte këto të cilat janë parë me rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Në raportin vjetor të punës së Qeverisë, bëhet e ditur se nga ky numër i artikujve ushqimor 355.547 janë cilësuar si produkte me origjinë bimore, derisa në këtë mes janë përfshirë edhe 94.064 litra lëngje, shkruan Indeksonline.
“Inspektoriati i Agjencisë ka sjellë vendime për asgjësime të produkteve ushqimore dhe joushqimore, të dëmshme për konsum human si dhe të rrezikshëm për shëndet publik , shëndet te kafshëve dhe bimëve, janë asgjësuar si në vijim: 213.489 kg artikuj ushqimor, produkte ushqimore me origjinë shtazore, 355.547 kg produkte ushqimore me origjinë bimore. 94.064 litra lëngje”, thuhet në raport.
Pa asgjësuar nuk kanë mbetur as kafshët e sëmura. Për një vit, AUV thotë se ka asgjësuar 279 gjedhe, 48 dele, 8000 pula dhe 232 shoqëri bletësh.
“Si pasojë e sëmundjeve të ndryshme janë asgjësuar; 279 gjedhe, 48 dele, 8000 pula dhe 232 shoqëri bletësh. Gjatë vitit 2016 në laboratorët e LUV, respektivisht në laboratorin e shëndetit të kafshëve janë sjellë 16221 mostra. Në laboratorin e sigurisë ushqimore janë sjellë 970 mostra, ndërsa në laboratorin e qumështit janë sjellë 17176 mostra. Të gjitha mostrat janë analizuar sipas procedurave standarde operative”, bëhet e ditur më tej në raportin vjetor të zyrës së kryeministrit.
Në terren janë kryer 7008 inspektime të operatorëve të biznesit. Nga ky numër 47 mijë e 889 lëndë janë inspektuar nga ana e inspektoratit kufitar, ndërsa janë dorëzuar në gjykata 161 fletëparaqitje për shkeljet e operatorëve.
“Aktivitetet në fushën e inspektimit – janë kryer aktivitetet si në vijim: 7008 inspektime të operatorëve të biznesit me qëllim të arritjes përputhshmërisë me rregullat e definuar me legjislacion nga ana e inspektoratit të brendshëm; 47889 lëndë të inspektuara nga ana e inspektoratit kufitar ( ai veterinar dhe fitosanitar; 162 fletëparaqitje për shkeljet e kryera nga operatorët e bizneseve të dorëzuara në gjykata përkatëse”. /Indeksonline/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'