Komuna e Leposaviqit nga buxheti i vet ka investuar mbi 800 mijë euro për projektet e infrastrukturës bazike, posaçërisht në projektin e asfaltimit të rrugës që lidh tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, si dhe në infrastrukturën shkollore dhe shëndetësore
Tri fshatrat shqiptare që i takojnë komunës së Leposaviqit nuk janë më të izoluara dhe të anashkaluara nga komuna e Leposaviqit, siç ishte para tri vjetëve, kur me komunën e Leposaviqit qeverisnin strukturat paralele të Serbisë dhe kur në këto fshatra mbretëronte gjendje e rëndë ekonomike, pasiguri e lëvizjes dhe mungesë e investimeve.
Prej zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit të vitit 2013, komuna e Leposaviqit ka kthyer kokën edhe nga fshatrat shqiptare, më tepër falë përfaqësuesve shqiptarë në institucionet e komunës së Leposaviqit. Kontributin më të madh që komuna e Leposaviqit ta kthejë kokën edhe në drejtim të fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë pa dyshim e ka nënkryetari i Leposaviqit, Xhemshit Bekteshi, i cili ka qenë këmbëngulës që investimet të shkojnë edhe në këto fshatra.
Fshatrat Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë nuk janë shumë larg nga njëra-tjetra. Tri fshatrat kanë rreth 30 shtëpi. Në kushte normale, siç janë tani pas zgjedhjeve të fundit për pushtetin lokal, atje mund të shkohet për një orë e gjysmë nga Mitrovica. Të tri fshatrat kanë 21 nxënës të cilët mësojnë në shkollën që ndodhet në Bistricë. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak