LAJMI I FUNDIT:

“Për Maqedoni të përbashkët” përsërisin kërkesat e njëjta

“Për Maqedoni të përbashkët” përsërisin kërkesat e njëjta

Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” edhe sot protestuan për të 32 ditë me radhë dhe përsëritën kërkesat e njëjta. Protesta në Shkup si zakonisht filloi para objektit të Qeverisë së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Masës së protestuesve iu drejtuan edhe dy ish kryeparlamentarët Lubisha Georgievski dhe Savo Klimovski. Ata kërkuan organizimin e një peticioni nga qytetarët dhe të dorëzohet në Bashkimin Evropian. Ata gjithashtu propozuan që organizatorët e protestës të formojnë programin e tyre dhe të kërkojnë zgjidhjen çështjeve të ngecura në gjysmë me datë dhe kohë të caktuar./Telegrafi/