Gruaja shqiptare (25-vjeçe) është në koma të pakthyeshme dhe mjekët i kanë shuar shpresat se ajo mund të jetojë.
Përpjekjet për ta mbajtur në jetë janë të jashtëzakonshme, kësisoj edhe përpjekjet për rritjen e foshnjës, një djalë që ka hyrë në muajin e gjashtë.
Mjekët e neonatology dhe gjinekologë po bëjnë çmos te mbajnë në jetë të renë, deri sa ajo të kalojë javën e 28-të shtatzënisë, kohe në të cilën fëmija ka shanse të jetojë dhe jashtë trupit të nënës.
“Një luftë në emër të jetës dhe dashurisë së pakufishme të një nëne për fëmijën e saj”, i kane cilësuar mediat italiane përpjekjet e nënës së re shqiptare.
Edhe mjekët janë të vendosur të plotësojnë këtë dëshirë të fundit të saj, kur kanë vendosur që në momentin që zemra e nënës së re të ndalojë se rrahuri, të ndërhyjnë me operacion cezarian për të nxjerrë foshnjën.
25-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni të vështirë fundjavën e kaluar, pasi pësoi hemorragji cerebrale në tru dhe që prej asaj kohe ajo hyri në gjendje kome dhe po trajtohet në spitalin e Ankonas.
“Shqiptarja po mbahet në jetë me aparatura. Shpresa e vetme është që ajo të mund të rezistojë. Edhe pse tashmë për të nuk ka më asgjë që ta kthejë në jetë, lutja është që të ketë frymë deri sa të bëhen javët e nevojshme që të nxirret fetusi e të ketë mundësi të rritet edhe jashtë trupit”, thonë mjekët. /bw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe