LAJMI I FUNDIT:

Frank de Boer refuzon stolin e Holandës

Frank de Boer refuzon stolin e Holandës

Frank De Boer nuk ka synim të bëhet trajneri i Holandës, sipas asaj që bënë të ditur menaxheri i tij. “Portokallinjtë” shkarkuan Danny Blind, ditën e diel, 24 orë pas humbjes 2-0 në Bullgari, për eliminatoret e Kupës së Botës.

Ish-trajneri i Ajax, De Boer, është përmendur në listën e emrave që mund të marrin drejtimin e përfaqësues “tulipane”, e cila rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës.


Megjithatë, përfaqësuesi i tij Guido Albers tha për “AD Sportwereld” se 46-vjeçari, i cili ka luajtur 112 ndeshje për kombëtaren, dëshiron të vazhdojë punën si trajner në nivel klubesh, pavarësisht nga zhgënjimit që pati nga aventura te Inter.

“Ai dëshiron të jetë në fushë çdo ditë”, tha Albers duke shtuar “Kësisoj, nuk është i disponueshëm për një kombëtare, edhe pse bëhet fjalë për Holandën. Po ju them se Frank De Boer nuk do të jetë trajneri i ri i Holandës.