LAJMI I FUNDIT:

iPhone tani do të prodhohet edhe në Indi

iPhone tani do të prodhohet edhe në Indi

Është përfolur për një kohë të gjatë tashmë se Apple është e interesuar të prodhoj telefonat e tyre iPhone në Indi.

Kompania ka rregulluar detajet e kësaj marrëveshje me qeverinë e vendit gjatë muajve të fundit. Si duket, të dyja palët kanë gjetur mirëkuptim që do t’i mundësojë Apple të fillojë prodhimin e iPhone në Indi.


Prodhimi do të fillojë brenda dy muajve të ardhshëm, në fabrikën Wistron, të bazuar në Bangalore.

Sipas Wall Street Journal, telefonat e parë që do të prodhohen në Indi do të jenë iPhone 6 dhe iPhone 6S.

“Gati të gjitha pregatitjet janë bërë për lansimin e fazës së parë të projektit të Apple në Bangalore,” ka deklaruar një zyrtar i qeverisë indiane.

Kështu, Apple dëshiron të marrë një pjesë të madhe të tregut të telefonave në Indi. Për momentin, kompania ka vetëm 5 për qind të këtij tregu.