LAJMI I FUNDIT:

Bonucci me virus gripal, rrezikon ndeshjen me Shqipërinë

Bonucci me virus gripal, rrezikon ndeshjen me Shqipërinë

Përfaqësuesja e Italisë vjen me petkun e favorites në duelin ndaj Shqipërisë dhe në këtë pikë nuk është sa ka vend për diskutime, megjithatë asgjë nuk është e sigurt.

Dueli ndaj kuqezinjve është mjaft i rëndësishëm për “të kaltrit” që aktualisht ndajnë vendin e parë në grupin G me Spanjën, dhe pikërisht kundër iberikëve është sfida e rradhës pas Shqipërisë për të besuarit e Venturës.

Problemi kryesor për Italinë mbetet gjëndja shëndetësore e Leonardo Bonuccit. Mbrojtësi i Juventusit është përfshirë nga një virus gripal dhe nuk është stërvitur me skuadrën. 29 vjeçari mund të mos rrezikohet në përballjen ndaj ekipit të De Biasit dhe ka gjasa që vendin e tij ta marrë mbrojtësi i Milanit Alessio Romagnoli i cili do ti bashkohet në qëndër të repartiti difensiv, Andrea Barzaglit.


Sipas mediave në gadishullin apenin trajneri Giampiero Ventura ka mundësi të aplikojë një skemë atipike, 4-2-4. Përveç Barzaglit e Romagnolit, në mbrojtje do të jenë De Sciglio e Zappacosta. Në mesfushë do të vendoset dyshja De Rossi e Verrati, me Inisgnen, Immobilen, Bellotitn e Cadrevën në vijën e parë të sulmit.

Është e qartë që kombëtarja italiane do të kërkojë të vendosë diktatin që në minutat e para të takimit.

Një hap fals kundër përfaqësueses sonë do të ishte i papranueshëm për “të kaltrit” që synojnë vendin e parë në grupin G, duke qënë se vend i dytë do të duhet të kryej “play-off” për të siguruar kualfikimin në botërorin e Rusisë.

Në trend Sport

Më shumë
Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

La Liga
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

La Liga
“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

Ndërkombëtare
Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

La Liga
Kalo në kategori