LAJMI I FUNDIT:

Jolevski: Turqia, mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë

Jolevski: Turqia, mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë

Ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski, mori pjesë në ceremoninë në Manastir kushtuar themeluesit të Turqisë Moderne, Kemal Ataturk, ku u promovua publikimi dyvëllimësh ”Marrëdhëniet turko-maqedonase nëpër histori”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Jolevski tha se Turqia e mbështet fuqishëm Maqedoninë dhe se në të gjitha komunikimet ndërkombëtare e përdor emrin kushtetues, përfshirë dokumentacionet e NATO-së.


Sipas AIM-së, Jolevski ka përmendur edhe bashkëpunimin ushtarak turko-maqedonas në misionin paqëruajtës në Afganistan./Telegrafi/