LAJMI I FUNDIT:

Xhaka: Ndaj Bayernit hymë në fushë vetëm për fitore (Foto)

Xhaka: Ndaj Bayernit hymë në fushë vetëm për fitore (Foto)

Granit Xhaka është i gatshëm për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Arsenali do të pres në shtëpi Bayern Munichun në ndeshjen e kthimit të fazës se 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë, skuadra londineze u dërrmua nga bavarezët, të cilët fituan me rezultat 5-1, duke ia minimizuar në maksimum gjasat për kualifikim.


Por, futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xhaka është i gatshëm për ndeshjen e kthimit, ku pret mbështetje të madhe nga tifozët e klubit.

“Nesër ndeshja e kthimit ndaj Bayernit”, ka shkruar fillimisht Xhaka në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi.

“Zhvilluam stërvitjen për këtë lojë të rëndësishme dhe ne do hymë në fushë vetëm për vetëm fitore”.

“Unë me të vërtetë besoj në mbështetje e madhe të tifozëve tanë”, përfundoi mesfushori nga Kosova.

Ndryshe, takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘Emirates’ dhe fillon nga ora 20:45. /Telegrafi/