LAJMI I FUNDIT:

MPJ për vizitën e Jeremiqit në Kosovë: Ai nuk hyn në listën e zyrtarëve që kërkojnë leje

MPJ për vizitën e Jeremiqit në Kosovë: Ai nuk hyn në listën e zyrtarëve që kërkojnë leje

Mediat serbe sot kanë raportuar se ish-shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq ka vizituar sot Kosovën, ku ka qëndruar në Pejë.

Sipas tyre, Jeremiq ka qenë në Patriarkanën e Pejës ku është takuar me Abbess Haritina, nga ku tha se në këto momente të vështira të historisë së Serbisë, të gjithë duhet të jenë në mbrojtje të interesave të tyre kombëtare.


Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhur me këtë vizitë, dhe në përgjigjen e MPJ-së, thuhet se Jeremiq nuk bënë pjesë në listën e zyrtarëve që duhet të kërkojnë leje për të hyrë në Kosovë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është njoftuar nga autoritetet policore se për vizitën në Kosovë të shtetasit nga Serbia, Vuk Jeremiq.

Ai nuk hyn në kategorinë e zyrtarëve të cilët duhet të kërkojnë leje paraprake për vizita, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sikurse çdo qytetar tjetër i Kosovës apo i Serbisë mund të hyj në shtetet përkatëse vetëm me kartë identiteti”, ka thënë për Telegrafin, Baxhmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit Hoxhaj. /Telegrafi/