LAJMI I FUNDIT:

Juncker: Nuk ka rikthim kufijsh në Irlandë

Juncker: Nuk ka rikthim kufijsh në Irlandë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u shpreh kundër rikthimit të një vije kufitare mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si pasojë e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Komisioni Evropian dhe qeveria irlandeze po punojnë mjaft ngushtë së bashku gjatë negociatave për Brexin. Ne nuk dëshirojmë kufij mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës”, pohoi kreu i ekzekutivit evropian gjatë një konference shtypi në Bruksel me kryeministrin irlandez, Enda Kenny.