Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me të cilin kanë nënshkruar sot Memorandumin për vazhdimin e financimit të Projektit për ndërtimin e shtëpive sociale në Lagjen e Dëshmorëve, në fshatin Balloc.
Me memorandumin e nënshkruar për vazhdimin e ndërtimit të shtëpive për familjet e dëshmorëve dhe atyre me gjendje të rëndë sociale, të strehuara në kontejnerët e lagjes së Dëshmorëve në Balloc të Podujevës, në vlerë prej 285,489 euro, parashihet ndërtimi edhe i 30 shtëpive të reja në këtë lagje.
Sipas një njoftimi të Komunës së Podujevës, me rastin e nënshkrimit të memorandumit, kryetari Veliu falënderoi ministrin Abrashi për gatishmërinë e treguar për vazhdimin e projektit për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha.
“Zgjidhja e çështjes së banimit për familjet e strehuara në kontejnerë dhe atyre me gjendje të rëndë sociale vazhdon të jetë një nga prioritetet në politikat tona sociale. Deri tash në atë lagje kemi ndërtuar 60 shtëpi, kurse projekti i ndërtimit të shtëpive do të vazhdojë derisa të largohet edhe familja e fundit nga kontejnerët”, ka thënë Veliu.
Edhe ministri Abrashi ka treguar se nënshkrimi i memorandumit është vazhdimësi e realizimit të projektit në Lagjen e Dëshmorëve.
“Zotohem se do të vazhdojmë deri në finalizimin e projektit të ndërtimit të shtëpive për të gjitha familjet me gjendje të rëndë sociale, që janë banorë në kontejnerët e asaj lagjeje”, ka thënë ministri Abrashi.
Në bazë të memorandumit të nënshkruar, projekti i ndërtimit të shtëpive, në vlerë prej 285,489 euro, do të financohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kurse Komuna e Podujevës ka siguruar parcelën e trojeve, infrastrukturën ligjore për ekzekutimin e projektit, harton projektin detaj për ndërtimin e shtëpive sipas standardeve dhe legjislacionit në fuqi dhe zhvillon procedurat e prokurimit në pajtim me Ligjin për Prokurimin Publik.
Me investimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe në bashkëpunim me Komunën e Podujevës deri tash në Lagjen e Dëshmorëve janë ndërtuar 60 shtëpi për familjet e dëshmorëve dhe atyre me gjendje të rëndë sociale e që ishin të strehuara në kontejnerët e lagjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes