LAJMI I FUNDIT:

Gjeneral Rama: FSK ka nevojë për tre helikopterë (Video)

Gjeneral Rama: FSK ka nevojë për tre helikopterë (Video)

Sonte, në emisionin “Përballje” të transmetuar në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com, është diskutuar për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe për rolin dhe kapacitetet që do të kenë Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Duke komentuar gjendjen aktuale të armatimit në FSK, komandanti i saj, Rrahman Rama, ka deklaruar se Ushtria nuk ndërtohet brenda natës dhe se duhet nisur që tani me ndërtimin e kapaciteteve të saj.

“Në bazë të zhvillimeve, është planifikuar blerja e armatimit. Por, këto çështje janë më të ndjeshme. Thjeshtë, është temë ku nuk mund të flasim me numra”, ka thënë ai.


Sipas Ramës, krahas sigurimit të armatimit dhe pajisjeve, Kosova duet të bëjë gati edhe personelin e duhur për to.

Rrahman Rama: FSK është e gatshme të bëhet Ushtri, varemi nga vendimet politike (Video)
Lexo po ashtu Rrahman Rama: FSK është e gatshme të bëhet Ushtri, varemi nga vendimet politike (Video)

“Po dëgjoj që përmendet helikopteri. Ne kemi pilotë që trajnimet i kanë kryer me mjeteve vetanake e që i janë bashkuar FSK-së. Mirëpo, pos pilotit vijnë kërkesat tjera: ndihmës-piloti, katër teknikë që mirëmbajnë helikopterin dhe jo një helikopter po së paku tre. Për krijimin e një flote duhen minimum tre, sepse për një operacion njëri duhet të jetë në veprim, një në gatishmëri e i treti në servis”, ka thënë Rama.

Por, Mentor Vrajolli – hulumtues i lartë në Qendrën Kosovarë për Studime të Sigurisë – ka thënë se procesi i formimit të Ushtrisë së Kosovës është duke u zvarritur meqë s’ka asgjë konkrete që ta çojë para këtë proces.

“Përderisa nuk është ndërmarrë hapi i parë që dëshmon vendosmërinë për krijimin e Ushtrisë, kam frikë se edhe dekada e parë e pavarësisë së Kosovës do të na zë pa të. Në këtë aspekt, deri tash nuk është dëgjuar asnjë deklaratë serioze nga liderët politikë”, ka thënë ai.

FSK aktualisht i ka 2,500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë. Në bazë të rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë, në të ardhmen duhet t’i ketë 5,000 aktivë dhe 3,000 rezervë.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com, për Radiotelevizionin Dukagjini, që transmetohet çdo të hënë në ora 20:20 (repriza të shtunën në ora 10:00). /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bPk-fJ6JeRU

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori