LAJMI I FUNDIT:

Rrahman Rama: FSK është e gatshme të bëhet Ushtri, varemi nga vendimet politike (Video)

Rrahman Rama: FSK është e gatshme të bëhet Ushtri, varemi nga vendimet politike (Video)

Sonte, në emisionin “Përballje” të transmetuar në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com, temë e diskutimit ishte transformimi i Forcë së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka deklaruar se forca që udhëheq është e gatshme për këtë transformim, porse presin një vendim politik nga institucionet përgjegjëse.


“Kosova ka nevojë ta ketë Ushtrinë e vet. Emërtimi nuk ka rëndësi sa ka detyra që të jetë e barabartë me shtetet tjera”, ka deklaruar Rama.

Gjenerallejtënant Rama shprehet se nga Ushtria e Kosovës nuk do të rrezikohet askush dhe se qëllimi i transformimit të FSK-së nuk është që të krijohen kapacitete sulmuese, por mbrojtëse.

“Është momenti ta kemi Ushtrinë. Çdo shtyrje na vonon, na bënë të humbin hapin në këtë proces. Ne jemi të gatshëm të marrim çdo obligim e të kryejmë detyrat tona, por po varemi nga vendimet politike të organeve përgjegjëse”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, për këtë transformim Kosova vazhdon të llogarisë tek aleatët perëndimorë, të cilët kanë ndihmuar FSK-në deri tash.

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com, për Radiotelevizionin Dukagjini, që transmetohet çdo të hënë në ora 20:20 (repriza të shtunën në ora 10:00). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori