LAJMI I FUNDIT:

Barcelona bën gati planin për ndeshjen nga PSG, ‘Marca’ ia zbulon (Foto)

Barcelona bën gati planin për ndeshjen nga PSG, ‘Marca’ ia zbulon (Foto)

Barcelona po bëhet gati për një rikthim sensacional të rezultatit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.

Klubi katalunas u mposht me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve nga PSG, por në kampin e skuadrës nga Camp Nou ende ka shpresa.


Gjashtë humbjet turpëruese të Barcelonës në 15 vitet e fundit (Video)
Lexo po ashtu Gjashtë humbjet turpëruese të Barcelonës në 15 vitet e fundit (Video)

Janë futbollistët e klubit ata të cilët po besojnë në përmbysjen e rezultatit në takimin e kthimit, edhe pse të tjerët rrallë kush beson.

Sipas gazetës spanjolle, ‘Marca’, futbollistët e klubit e cilësojnë si të mision të vështirë, por jo edhe të pamundur rikthimin e rezultati dhe kështu i kanë kërkuar tifozëve përkrahje më madhe në Camp Nou, përcjell Telegrafi.

Futbollistë si Andres Iniesta, Neymar e Marc Andre Ter-Stegen janë përkujdesur t’i bëjnë thirrje tifozëve për të ndihmuar skuadrën që me një fitore të thellë të vazhdoj rrugën drejt Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/