LAJMI I FUNDIT:

Neuer: Guardiola e ka numrin tim, jam i lumtur te Bayerni

Neuer: Guardiola e ka numrin tim, jam i lumtur te Bayerni

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka folur para ndeshjes ndaj Arsenalit me lajmet që e lidhin atë me Manchester Cityn.

Gjermani ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë bisedime mes tij dhe Pep Guardiolas dhe ai është i lumtur te bavarezët.

“Nuk ka pasur asnjë kontakt dhe të gjithë jemi të lumtur te Bayerni”.


“Gjithashtu e kam zgjatur kontratën. Guardiola ka numrin tim dhe nuk më ka thirrur asnjëherë”, ka thënë Neuer. /Telegrafi/