LAJMI I FUNDIT:

“Vetëm Messi dhe CR7 janë më të mirë se Hazard”

“Vetëm Messi dhe CR7 janë më të mirë se Hazard”

Vëllai i yllit të Chelseat, Eden Hazard, Thorgan ka folur për anësorin e Bluve të Londrës, duke thënë se vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë më të mirë për momentin.

Por, Thorgan beson që së shpejti Eden do të jetë më i miri në botë, vetëm duket të presë që ylli portugez dhe argjentinas të plaken dhe pak.


Formacioni më i mirë me lojtarët të cilët kanë luajtur me Frank Lampardin (Video)
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë me lojtarët të cilët kanë luajtur me Frank Lampardin (Video)

“Të gjithë mendojmë dhe pajtohemi se Eden ka potenciale të bëhet më i miri në botë”, ka thënë Thorgan Hazard për Goal.

“Por, për momentin kemi dy lojtarë Ronaldo dhe Messi, ata janë shumë të fortë dhe ndoshta Eden duhet edhe pak të ketë durim që ata të plakën”.

“Eden mund të bëhet më i miri, për mua ai është më i miri. Ai është i fuqishëm, i shpejt me top dhe ka të gjitha karakterit e një lojtari të madh”, ka thënë vëllai i yllit belg të Bluve.

Thorgan aktualisht është pjesë e Borussia Monchengladbach. /Telegrafi/