LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti shqiptar, viktimë tjetër e fobisë greke për simbolin e shqiponjës

Adoleshenti shqiptar, viktimë tjetër e fobisë greke për simbolin e shqiponjës

Një tjetër shqiptar u ndëshkua në Greqi, pasi guxoi të bëjë shenjën e shqiponjës para një flamuri grek në portin “Gaios Paxon” në Parga. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 17 vjeçar nga Shqipëria, emri i të cilit nuk bëhet publik.

Fillimisht ai u arrestua për fyerje ndaj simbolit kombëtar në Portin “Gaios Paxon” shkruan portali grek “Kerkyrasimera”, pasi kishte postuar fotografinë në rrjetet sociale.

Gjykata greke vendosi dëbimin e të riut shqiptar nga Greqia duke e shpallur person “non grata”. Rasti i adoleshentit shqiptar vjen pas atyre të rekrutëve shqiptarë në Greqi, që u dënuan për të njëjtin xhest, sipas asaj që shkruan mediat greke. /Telegrafi/