LAJMI I FUNDIT:

Houston arrin te fitorja e 38 në NBA (Video)

Houston arrin te fitorja e 38 në NBA (Video)
Jan 6, 2017; Orlando, FL, USA; Houston Rockets forward Trevor Ariza (1) drives to the basket as Orlando Magic forward Aaron Gordon (00) and forward Aaron Gordon (00) defends during the first quarter at Amway Center. Mandatory Credit: Kim Klement-USA TODAY Sports

Mbrëmë janë zhvilluar tre ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në NBA.

Deri tek triumfi i ri ka ardhur edhe skuadra teksasiane e Houston Rockets. Kjo e fundit ka triumfuar para tifozëve të tyre kundër Orlando Magicit me rezultat 128: 104.


https://www.youtube.com/watch?v=gJP0I_MH3zQ

James Harden nuk ka arritur të regjistroi ‘triple-double’, por ka arritur të kontribuojë në fitoren e skuadrës me 25 pikë dhe 13 asistime ndërsa kishte edhe gjashtë kërcime, transmeton Telegrafi.

Trevor Ariza shënoi 20 pikë dhe kapi shtatë topa nën kosh gjersa lojë të mirë shfaqi edhe Erik Gordon me 18 pikë.

Te skuadra mysafire kaliforniane më i miri ishte Serge Ibaka me 28 pikë dhe tetë kërcime ndërsa Evan Fournier regjistroi 21 pikë dhe Elfrida Payton shtoi 10 sosh.

Pas kësaj, Houston ka bilanc prej 38 fitoreve dhe 17 humbjeve ndërsa Orlando pësoi humbjen e 34 dhe 20 fitore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Charlotte Hornets 111-107 Brooklyn Nets

https://www.youtube.com/watch?v=CE-9IoJKD8M

Dallas Mavericks 113-114 Portland Trail Blazers

https://www.youtube.com/watch?v=sD2W2UxaiL4