LAJMI I FUNDIT:

“Pyjet e Maqedonisë” shpall tender për blerjen e drunjve

“Pyjet e Maqedonisë” shpall tender për blerjen e drunjve

Depot private që kanë magazina të druve të regjistruara dhe duan të shesin dru, mund të aplikojnë në ndërmarrjen “Pyjet e Maqedonisë”. Tenderi për blerjen e druve është aktiv, ndërsa afati për paraqitjen e dokumenteve është deri në fund të muajit mars. Kushtet për aplikim janë të njëjta, për shkak se drejtori i “Pyjet e Maqedonisë”, Zharko Karaxhovski, është i kënaqur nga interesimi i magazinave private, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Presim që shitja të jetë në nivet të viti të kaluar, por edhe më e madhe. Nga ajo që shohim, interesimi është i madh. Për të dytin vit me rradhë e praktikojmë këtë shitje, për shkak se jemi më afër qytetarëve”, deklaroi Zharko Karaxhovski.


Një pjesë e pronarëve të magazinave të druve thonë se ndërmarrja “Pyjet e Maqedonisë” në mënyrë selektive i ndanë tenderet dhe ankohen se edhe vitin e kaluar kanë aplikuar për marrjen e tenderit, por nuk kanë arritur./Telegrafi/